Pa opozitën, megjithatë, Shqipëria e miratoi dokumentin kryesor për hapjen e negociatave me BE

by engel

Është mbajtur ditën e sotme mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku është miratuar udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike. Ky dokument politik është thelbësor dhe një kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian për procesin e anëtarësimit të vendit tonë.

Megjithatë, një vendim kaq i rëndësishëm u miratua vetëm me votat e socialistëve, pasi opozita e bojkotoi këtë mbledhje, në vazhdim të aksionit të bojkotit si kundërpërgjigje pas dënimit të Ervin Salianjit nga Apeli i Tiranës.

“Ky udhërrëfyes, një nga parakushtet kryesore për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, u miratua pa prezencën e opozitës. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mbetet plotësisht i angazhuar për të mbështetur dhe avancuar këtë objektiv strategjik të Shqipërisë, duke forcuar angazhimin ndaj proceseve demokratike dhe integrimit europian”, theksohet në njoftimin e Grupit të PS.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy