Georgina Rodriguez, partnerja e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo, ka bërë bujë nëpër rrjete sociale me deklaratën e saj në dokumentarin e Netflix që i kushtohet jetës së saj.
Ajo ka pranuar se beson te forcat jo njerëzore, ato të errëta dhe ka zbuluar se ka parë një krijesë të frikshme në shtëpinë e tyre në Arabinë Saudite.
Në një nga episodet e dokumentarit, Georgina tregon se një ditë, kur ishte duke u ushqyer, papritur ngriti kokën dhe tek muri iu krijua iluzioni sikur pa një fytyrë me sy, shpatulla dhe brirë, duke e cilësuar atë si “djallin”.
Ajo tha: Unë besoj se forcat e errëta ekzistojnë, por e di gjithashtu që jam e mbrojtur nga Zoti.
Ajo shtoi se edhe fëmijët e saj kanë ndjerë prezencën e kësaj force, duke e përshkruar atë si “perbindesh”.
Kjo deklaratë ka shkaktuar një reagim të madh nga publiku, duke e bërë një figurë të diskutuar në mediat sociale.