“Gatishmëria si para një sulmi”, Italia i trembet terrorizmit, alarmi në nivelin 2

by Merita

Rreziku i terrorizmit në Itali është rritur ndjeshëm sipas një deklarate nga komisioneri i ri i policisë së Romës, Roberto Massucci. Teksa foli në një takim me gazetarët ai tha se niveli i gatishmërisë në vend është rritur në niveli e dytë, që është ai para një sulmi terrorist.

“Nëse është e vërtetë që kemi pasur një jubile të jashtëzakonshëm në kohën e ISIS, kohët që po përjetojmë tani nuk janë shumë më të qeta. Niveli i gatishmërisë së vendit është niveli i dytë, që është ai para sulmit terrorist, kështu që vëmendja është shumë e lartë”, deklaroi Masucci, citon A2.

banner

Dhe përsëri, sa i përket Jubileut ai sqaroi se “niveli i parandalimit dhe sigurisë publike duhet të mbahet i lartë”.

“Ashtu si të gjitha ngjarjet kryesore që aktivizojnë një fluks të konsiderueshëm parash, duhet të aktivizohet dhoma e kontrollit, e cila tashmë është aktivizuar. Vëmendja është ndezur sepse ne e dimë se ky fluks parash mund të tërheqë interesa ndaj të cilave Roma nuk është historikisht imune”, deklaroi shefi i policisë romane.

Komisioneri më pas trajtoi çështjen e demonstratave pro-palestineze të paralajmëruara për të shtunën, duke shpjeguar se “ka një ndalim dhe ai duhet të zbatohet”.

Dhe për këtë arsye ai nënvizoi se tashmë janë duke u zhvilluar bashkëbisedime me promotorët për të “gjetur kohë të ndryshme dhe një kuadër ligjshmërie” për këtë event.

“Tashmë jemi duke punuar dhe të premten do të ketë një takim teknik”, sqaroi ai sa i përket sigurisë për ditën e shtunë. Pas deklaratave të Masucci komuniteti palestinez tha se nuk do të dalë në rrugë më 5 tetor. “Ne kemi vendosur që do të demonstrojmë më 12 tetor, në Piramide, për të kërkuar: armëpushim, ndalimin e gjenocidit dhe bombardimet izraelite në Liban, e po ashtu për Palestinën e lirë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy