36
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Gjermaninë në përvjetorin e 34-t të bashkimit të saj.
Haradinaj u shpreh se Gjermania është aleate e palëkundur e Kosovës.
“Populli dhe qeveria gjermane kanë qëndruar pranë nesh në momentet më të vështira, duke na ndihmuar për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për të gjithë qytetarët tanë. Jemi përjetësisht mirënjohës për këtë mbështetje të paçmuar dhe shpresojmë të vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë të qëndrueshëm në vitet që vijnë”, tha Haradinaj.