59
Funerali i shumëpritur i Hassan Nasrallah, ish-udhëheqësit të Hezbollahut, i vrarë të premten e kaluar në Bejrut nga Izraeli, do të bëhet nesër në Teheran të Iranit.
Kjo u raportua nga mediat libaneze duke cituar burime politike iraniane dhe dëshmitarë okularë të “përgatitjeve masive” në kryeqytetin iranian.
Mediat thonë se ceremonia është planifikuar për në orën 10.30 me orën lokale (8.30 tek ne), gjatë lutjeve të së Premtes të udhëhequr nga lideri iranian Ali Khamenei në mauzoleun e Imam Khomeinit.