Një nga katër pompat e hidrovorit është përfshirë nga flakët pasi ka punuar me kapacitet të plotë. Incidenti ka ndodhur në momentin kur pompa po operonte në mënyrë intensive për të përballuar ngarkesën e lartë të punës.
Gazetarja e A2 CNN, Jerola Ziaj, raporton se pas shpërthimit të zjarrit, janë stakuar edhe tre pompat e tjera të hidrovorit, duke bërë që sistemi të ndalojë plotësisht funksionimin e tij.
Një ditë më parë qyteti i Vlorës u përfshi nga reshje të dendura të shiut, duke shkaktuar përmbytje të disa lagjeve, evakuim të banorëve dhe rrëshqitje dherash. Si pasojë e reshjeve u dëmtuan banesa dhe biznese.