Kurti: Për 3 vjet e gjysmë 75 mijë veta më shumë të punësuar, ekonomia u rrit për 33%, buxheti 35%, dy herë paga minimale

by Merita

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij para anëtarësisë së LVV-së në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka folur edhe për situatën ekonomike në vend e nivelin e papunësisë.

Sipas Kurtit, Kosova sot ka më 75 mijë më shumë të punësuar sesa kur LVV e kishte marrë pushtetin dhe sipas tij, kjo s’do të ishte e mundur nëse s’do të kishte pasur rritje ekonomike.

“Kjo vjeshtë e gjen Kosovën me 425 mijë të punësuar, ndërsa kur filluam qeverisjen Kosova kishte 350 mijë të punësuar. Këta 75 mijë më shumë të punësuar, nuk do të arriheshin pa u rritur ekonomia”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka shtuar e GDP është rritur për 33 %, buxheti për 35 % dhe të hyrat tatimore janë 40 % më shumë se në vitin 2021. Gjithashtu ka deklaruar se gjatë qeverisjes së tij është rritur paga minimale dy herë.

“Bruto produkti vendor është rritur për 33%, ndërsa buxheti për 35 %. Të hyrat tatimore sivjet janë pothuajse 40 % më shumë se sa në vitin 2021, pra po krahasohemi me veten tonë. Eksportet janë dyfishuar, e investimet e huaja më shumë se dyfishuar”, ka thënë kryeministri Kurti, pa përmendur fare nivelin e importeve, shkruan Express.

Sipas të dhënave zyrtare në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, eksporti i mallrave në muajin qershor 2024 kishte vlerën 73,4 milionë Euro, ndërsa importi 498,7 milionë Euro.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy