Lumir Abdixhiku vizitoi të rinjët e LDK-së në puntorinë që po mbahet në bjeshkët e Rugovës

by engel

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot është takuar me rininë e partisë në përgatitje e sipër për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai ka thënë se 100 të rinj të LDK-së do të qëndrojnë në secilin qytet e shesh për të ftuar të gjithë të rinjtë e të rejat që të angazhohen në rrugën e LDK-së, drejt të ardhmes s’mund të shkohet pa rininë.

Me të rinjtë e të rejat e Forumit, qëndrova në Rugovë, në përgatitjet finale para nisjes së kampanjës së madhe të vullnetarizmit për Lidhjen dhe zgjedhjet e 9 shkurtit.

Këta 100 të rinj do të qëndrojnë në secilin qytet e secilin shesh, për t’i ftuar gjithë të rinjtë e të rejat e tjera të angazhohen jo vetëm në një përvojë interesante nga tash e deri në shkurt, por dhe në rrugën tonë të re pas shkurtit!

Kjo lidhje, po nisë me plot pasion e energji, me plot ëndrra të një gjenerate të re që kupton se e ardhmja nuk pritet por bëhet.

Koha ta bëjmë këtë të ardhme!

Unë tashmë kam shtruar vizionin e një rruge drejt kësaj të ardhme, por këtë rrugë s’mund ta bëjë vet. Ajo i përket të gjithëve,. I përket në veçanti, secilit të ri e secilës së re që mendon ta bëjë vendin tonë të jetueshëm! Prandaj nga sot, ne kemi shtrirë ftesën për bashkim e angazhim rinor vullnetar në secilën anë! Nga sot, ne nisim ta bëjmë rrugën bashkë!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy