Bastiset edhe shtëpia e zëvëndës sekretarit të Ministrisë së Mjedisit dhe Infrastrukturës / Foto

by engel

Hetuesit e Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar një bastisje në shtëpinë e Izedin Bytyqit, zëvendësues i sekretarit në Ministrinë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Paparaci ka siguruar pamje teksa hetuesit policor ndodhen para shtëpisë së tij në një lagje të Prishtinës. Ky aksion ndërlidhet me bastisjen në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, i cili nisi sot në mëngjesë.

Aksioni ndërlidhet me keqpërdorimet e dyshuara në rastin e faljes së borxheve të ambalazhuesve të ujit, kështu është mësuar nga burime brenda organeve të rendit.

Burimet kanë thënë se ekziston një urdhër i Prokurorisë Speciale për arrestimin e disa zyrtarëve të kësaj ministrie.
Rasti i dyshuar i keqpërdorimit të detyrës për të cilin po realizohet bastisja në MMPHI, ka ndodhur në vitin 2022.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy