Presidentja sllovene: Kosova, me perspektivën më të dobët nga Ballkani për anëtarësim në BE

by Merita

Presidentja e Sllovenise, Natasha Pirc Musar ka thënë se Kosova i ka gjasat më të vogla për anëtarësim në BE nga Ballkani Perëndimor.

“Për fat të keq, perspektivën më të dobët për anëtarësim nga shtetet e rajonit të Ballkanit e ka Kosova”, tha Natash Pirc Musar, teksa theksoi se presidentja Osmani ka kërkuar më shumë ndihmë nga shtetet anëtare.

Këto komente, presidentja sllovene i bëri gjatë samitit Brdo-Brijuni në Tivat të Malit të Zi.

Ndër të tjera, në deklarimin e saj para mediave, ajo tha se Mali i Zi ka zhvillimin më të mirë dhe perspektivën më të mirë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim eventual në BE, shkruan Klan Kosova.

Po ashtu, Pirc Musar tha se Shqipëria është më së afërmi për anëtarësim, duke theksuar se do të hapë kapitullin e parë më 15 tetor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy