Një burrë nga Prizreni është rrëmbyer dje nga dy persona, njëri shtetas i Shqipërisë dhe tjetri i Kosovës.
Sipas policise, pas rrëmbimit të njëjtin kanë tentuar që ta dërgojnë në Shqipëri, por vetura me të cilën udhëtonin është ndaluar nga policia e Shqipërisë.
“Prizren / 09.10.2024 – 21:15. Raportohet se viktima mashkull kosovar ishte rrëmbyer nga dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i R. Shqipërisë dhe tjetri shtetas i R. Kosovës dhe ishte dërguar në R. Shqipërisë. Policia e R. Shqipërisë kanë arritur të ndalin veturën e të dyshuarve dhe më pas ata i janë dorëzuar Policisë së Kosovës. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

