Emisari i ri i SHBA-së vjen sot në Kosovë

by engel

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Sasha Kasanof, sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. 

Ai gjatë kësaj vizite pritat ta takojë presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti. 

banner

Takimi në mes të Kasanofit e Osmanit do të mbahet në orën 16:00, ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur se në çfarë kohe ai do të pritet nga Kurti. 

Ai gjithashtu do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të partive politike në vend.

Paraprakisht Kasanof ka qëndruar në Serbi e Bosnjë-Hercegovinë. Ai ka zëvendësuar Gabriel Escobarin në këtë detyrë. 

Kasanof është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti, në margjina të samiteve të mbajtura në Pragë dhe Nju-Jork.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy