Tahiri | Radojçiq dhe LVV kanë bashkëpunuar në përcaktimin e pagës minimale! Ndërprejmë çdo bashkëpunim me VV-në!

by engel

Abelard Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka akuzuar Mimoza Kusari-Lila, se ka gënjyer për rolin e PDK-së në votimin e ligjit për pagën minimale me Listën Serbe. Ai ka potencuar se tani është e qartë se Radojiçiq, së bashku me LVV-në, kanë bashkëpunuar në përcaktimin e pagës minimale.

“Sot po ju drejtohem nga i njëjti vend ku shefja e GP-së së LVV-së Mimoza Kusari-Lila gënjente pa fije turpi se Grupi Parlamentar i PDK ka qenë ai që e ka shtyrë Listën Serbe të votojë për ligjin për pagën minimale. Tashmë është e qartë, kryeterorristi Milan Radojiçiq së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje dhe shefen e saj të GP-së e kanë përcaktuar pagën minimale. Po ashtu, kanë vendosur që të përjashtohen nga paga minimale veteranët, invalidët e UÇK-së”, ka deklaruar ai.

banner

Ai e ka përmendur gjithashtu përpjekjen e Radojiçiqit për të pasur një kandidat nga radhët e Gjykatës Kushtetuese dhe për përpjekjet për të bllokuar emërimin e Vigan Qorollit si zv.ministër i Drejtësisë.

Ai ka deklaruar se PDK-ja nuk do të bashkëpunojë me LVV-në përderisa Kusari-Lila vazhdon të jetë në krye të Grupit Parlamentar.

Sot në ora 11 do të mbahet një seancë plenare, ku PDK-ja do të kërkojë tërheqjen e pikave të kontestueshme nga ligji për pagën minimale.

“Milan Radojiçiq kishte edhe kandidat nga radhët e Gjykatës Kushtetuese. Fatmirësisht me disa deputetë të VV dhe të Listës Guxo e kemi parandaluar që të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Dhe a e dini se ku shërben i njëjti, zi zv. Ministër i Drejtësisë. Fatmirësisht Vigan Qorolli nuk arrin të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Sot e kemi seancën nga ora 11 dhe do të kërkojmë që këto pika të tërhiqen… me këtë parti nuk do të bashkëpunojmë përderisa e kanë Shefe të GP-së një person të tillë”, ka deklaruar Tahiri në konferencë për media.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy