Abelard Tahiri: Kurrë njollë më të zezë s’ka me pasë Kuvendi sesa bashkëpunimi i VV-së me Radojiçiqin

by Nexhat

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se gazetarëve që kanë publikuar përgjimin e Kusari-Lilës me Milan Radojiçiqin, duhet t’iu jepet medalje presidenciale.

Tahiri ka thënë se s’ka akt më të madh patriotik sesa të demaskohet një bisedë e tillë e Kusari-Lilës me kryeterroristin Radojiçiqi.

banner

“S’ka akt më të madh patriotik sesa me e demasku bisedën me kryeterroristin Milan Radojiçiq”, ka thënë Tahiri në Kuvend.

Deputeti i PDK-së ka thënë se se s’ka njollë më të zezë në Kuvend sesa ky bashkëpunim i VV-së me Radojiçiqin.

“Kurrë njollë më të zezë ky Kuvend s’ka me pasë. Edhe nëse 200 vjet kemi me rrnu, kurrë s’kemi më pasë njollë më të zezë”, ka thënë Tahiri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy