Hamza mesazh për të prekurit nga kanceri i gjirit: Mos u dorëzoni asnjëherë

by Nexhat

Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se e përjeton sëmundjen e kancerit të gjirit bashkë me të prekurit, pasi ai shkruan se ‘si familje jemi përballur me këtë sëmundje. I përjetoj pritjet në korridoret e spitaleve, pritjet e daljes së rezultateve, por, e përjetoj edhe kurajon për të mos u dorëzuar edhe kur gjithçka duket e vështirë dhe e pamundur’.

Hamza thotë se me këtë sëmundje është përballur e motra e tij, dhe dha një mesazh kuraje për të prekurit,

banner

“Fatmirësisht, as motra ime kurrë nuk është dorëzuar dhe tashmë e ka fituar betejën me kancerin e gjirit. “Mos u dorëzoni asnjëherë!”, ishte porosia ime në konferencën e sotme “Të mbijetuarat e kancerit më të Fuqizuara dhe të Zëshme”. Të gjithë të prekurit do ta ndjejnë më shumë përkrahjen e shtetit, me kujdes të shtuar shëndetësor, sigurime shëndetësore dhe këshillime profesionale psikologjike”, shkroi  Hamza në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy