Ankohet Petkoviq: Deklarata e Rohde-s, kulmi i mohimit të marrëveshjeve të arritura

by Nexhat

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka pretenduar se deklarata e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, për pranim në Këshillin e Evropës, Kosova nuk do të duhet formojë Asociacionin, “është kulmi i mohimit së dialogut dhe marrëveshjeve të arritura në Bruksel”, transmeton Paparaci.

“Nëse Rohde mendon se po anulon arritjet e dialogut dhe po e shpërblen Prishtinën për një gënjeshtër të hapur, le ta thotë qartë. Është e pabesueshme që dikush në komunitetin politik dhe diplomatik në BE po mendon madje pranimin e Prishtinës në BE. Këshilli i Evropës, në kohën kur regjimi i Albin Kurtit po ushtron dhunë të gjerë ligjore, politike dhe fizike ndaj serbëve në Kosovë”, ka shkruar Petkoviq në rrjetin social “X”.

banner

Ai ka shtuar se “imperativi për të respektuar të drejtat e njeriut dhe detyrimet e marra duhet të jetë më i fortë se çdo interes politik afatshkurtër”.

Sepse ndryshe Evropa, duke relativizuar dhe neglizhuar pozitën e komunitetit serb në Kosovë, po e mohon vetveten”, ka përfunduar Petkoviq

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy