Shqipëria kundërshtar i fortë, por jo i pathyeshëm, flet futbollisti çek

by engel

Shqipëria dhe Çekia kanë secila 3 pikë pas 2 ndeshjeve të para, me Kuqezinjtë të cilët janë në vendin e dytë falë golavarazhit më të mirë.

Çekët e vlerësojnë përfaqësuesen e drejtuar nga Sylvinho për mënyrën se si luan, por për mesfushorin Alex Kral e kanë mundësinë ta mposhtin.

banner

“Ai është një kundërshtar i fortë. Ata zhvillojnë kundërsulme të shpejta, kanë tranzicione të shpejta. Ne pamë ndeshjen e Shqipërisë kundër Ukrainës, duhet të jemi të vëmendshëm. Por unë besoj se nuk janë të pathyeshëm”.

Humbja e fundit e Shqipërisë me përfaqësuesen çeke ka qenë miqësorja e qershorit të 2021, ndërsa më pas ka barazuar në Pragë dhe fituar në Tiranë për kualifikueset e Euro 2024.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy