Avokati i Popullit gjen se Gërvalla largoi nga puna 9 zyrtarë pa respektuar ligjin

by engel

Institucioni i Avokatit të Popullit ka dalë me vendim lidhur me shkarkimin e një numri të madh të zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke konstatuar se ata janë larguar pa u respektuar ligji, fryma e ligjit dhe siguria juridike.

Bëhet fjalë për ankesat e tetë zyrtarëve E.B, A.D, B.C, B.H, SH.B, RR.M , B.B, N.M dhe S.B., të cilët janë larguar nga puna në Ministrinë që drejton ministrja Donika Gërvalla Schwarz, shkruan Gazeta Express.

banner

Në përfundimin e nxjerrë nga ky opinion i Avokatit të Popullit, thuhet se në rastin konkret vendimet e “MPJD nuk duket se në vete bart frymën e sundimit të ligjit e po ashtu nuk janë në harmoni me konceptin e pritshmërisë së ligjshme dhe të arsyeshme dhe të sigurisë juridike”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy