Administrimi i Xhamisë së Namazgjasë, Myftiu i Tiranës zbulon se kush do marrë vendimet

by Nexhat

Myftu i Tiranës Gazmet Bilal Teqja i cili do jetë edhe imami në Xhaminë e Namazgjasë ishte këtë të premte në një intervistë për Euronews Albania ku ka treguar se si do të funksionojë bordi drejtues i xhamisë.

Teqja tha se kompleksi i Xhamisë së Namazgjasë do drejtohet nga një bord drejtues. Në këtë bord ai do të jetë kryetari ndërsa anëtarë do ketë përfaqësues shqiptar dhe turq. Teqja tha se vendimmarrja do u takojë shqiptarëve të cilët do jenë edhe shumicë në bordin drejtues

“Është menduar që të krijohet një fondacion. Kryetar i bordit drejtues jam unë si myfti i Tiranës. Unë gjithashtu jam edhe imam i xhamisë, se u habitëm pak nga lajmet që do ishte imam turk. Jo imami jam unë. Në bordin drejtues ka edhe përfaqësues nga Turqia. Ky është një investim shumë i kushtueshëm dhe ambientet kanë funksione të ndryshme. Ne nuk na prish punë prezenca e përfaqësuesve nga Turqia sepse ata mund të na mbështesin me eksperiencën e tyre. Vendimarrja është shqiptare, sepse ne kemi shumicën. Gjërat janë më mirë se asnjëherë. Anëtarët e bordit drejtues nuk është e thënë të jenë imam. Për imamët zëvendësues do shikohet më pas”, tha myftiu Gazmet Teqja

I pyetur se përse mungoi kryetari i Komunitetit Mysliman shqiptar, Bujar Spahiu në inaugurimin e xhamisë, myftiu u përgjigj:

“Në dijeninë time ka qenë në udhëtim, Por siç ju shpjegova është myftiu i Tiranës është personi që kontrollon dhe menaxhon aktivitetin fetar në Kryeqytet, kështu që ka qenë myftiu i Tiranës prezent sipas rregullit dhe statutit”, tha Teqja

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy