Admirali Amerikan i NATOs | NATO kërkon që Ura e Ibrit të mos hapet në këtë kohë, do t’i nënshtrohet dialogut

by engel

Komandanti i Forcës së Përbashkët Aleate në Napoli të Italisë, Admirali Stuart Munsch, në një konferencë për media ka folur për çështjen e urës së Ibrit, për çka është shprehur se kjo çështje sipas tij, është politike dhe ushtarake.

“Politika e NATO-s është që të mos hapet në këtë kohë, do t’i nënshtrohet dialogut. Është një çështje politike dhe jo ushtarake, kjo është për shkak të gjasave që mund të shkaktoj dëm, ambient jo të sigurt. KFOR-i mban vija të hapura të komunikimit me të gjitha forcat e sigurisë në zonë. Në këtë kohë nuk kemi një shqetësim sa i përket transparences”- është deklaruar Munsch.

Admirali i NATO-s është shprehur se KFOR-i mban vazhdimisht komunikim të hapur dhe transparent me organizatat e sigurisë në veriun e vendit dhe se aktualisht, siç thotë ai, nuk ka ndonjë shqetësim për këtë rajon.

“Ashtu siç e kam përmendur më parë, KFOR mban një komunikimm të hapur dhe transparent me organizatat e sigurisë në rajon dhe aktualisht s’kemi ndonjë shqetësim. Kemi grupe kriminale që veprojnë në këtë rajon, mirëpo kjo nuk është në mandatin tonë, është në mandatin e institucioneve të tjera të sigurisë në Kosovë”- ka thënë Munsch.

Kjo konferencë për media është mbajtur pas ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it në Kosovë pasi gjeneralmajori i Ushtrisë turke, Ozkan Ulutas i ka dorëzuar komandën gjeneralmajorit të Ushtrisë italiane, Enrico Barduani, të premten më 11.10.2024.

Në konferencë i pranishëm ishte edhe komandanti i ri i KFOR-it, Barduani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy