Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri i ka quajtur turp kombwtar audio-incizimet mes shefes së grupit parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lila dhe terroristit Milan Radoiçiq.
Tahiri e ka kritikuar kryeministrin Kurti duke thënë se kreu i Qeverisë ka deklaruar se nuk bisedon me Serbinë e as me Vuçiqin.
Derisa, ish-kryenegociatorja tha se Kurti po flet me Radoiçiqin që ishte në ballë të sulmit në Banjskë, me të cilën ata provuan ta kërcënojnë veriun e Kosovës.
Tutje, ajo thotë se e mbështet plotësisht rezolutën që PDK-ja e ka paraqit “që prokuroria të merr masa” ndaj Kusarit-Lila.
“Situatë shumë e rëndë në Kosovë, në këto ngjarjet e fundit që po ndodhin në vendin tonë. Është turp kombëtar, një kërcënim që Kurti e ka pas plotë gojën kombëtarin, madje gjithmonë ka thënë që nuk bisedon me Serbinë e as me Vuçiqin e le më. Ai po flet me Radoiçiqin që ishte në ballë të sulmit të Banjskës, me të cilën provuan ta kërcënojnë veriun e Kosovës. Unë mbështes plotësisht rezolutën që e ka paraqit PDK-ja qe prokuroria të merr masa, të veprojë sepse është cenuar siguria nacionale e shtetit të Kosovës”, deklaroi Tahiri në tv1.
Derisa, ish-kryenegociatorja tha se politikat e Kurtit dhe Vuçiqit po dështojnë si në politikat e brendshme dhe të jashtme.
“Si Kurti, si Vuçiqi duke qenë se në politikat e tyre po dështojnë, qoftë në politikat e brendshme po edhe të jashtme ata e kanë gjetur shpëtimin tek ky term lufta hibride, kjo po iu shërben një kartë për t’a shmangur vëmendjen nga dështimet strategjike kombëtare të Kurtit në shtetin e Kosovës”, tha ajo