Tjetër aksident i frikshëm në hyrje të Prishtinës, një veturë del nga rruga dhe godet 3 të tjera

by Merita

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur edhe një aksident tjetër në të cilin janë përfshirë katër vetura.

Nga pamjet e këtij aksidenti, shihet se një makinë në lëvizje devijon rrugën dhe godet tri makina të tjera të cilat ishin ta parkuara.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, afër hyrjes në kryeqytet.

Dje në Prishtinë gjatë ditës ka ndodhur një aksident i rëndë, pasi një kamion që ishte duke lëvizur nga drejtimi i Veternikut për në Prishtinë ka devijuar trasenë dhe ka goditur një numër të madh të makinave në kahun e kundërt.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 11 persona, ndërsa shoferi që e ka shkaktuar aksidentin është arrestuar./Express/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy