BE miratoi axhendat e reformave për të gjitha vendet e Ballkanit përveç Bosnjë e Hercegovinës

by engel

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë miratuar axhendat e reformave për të gjithë në rajon, përveç Bosnjë-Hercegovinës, në mënyrë që të marrin të drejtën për të marrë burime financiare nga Plani Evropian i Rritjes.

Bosnja dhe Hercegovina nuk mori dritën jeshile sepse nuk i paraqiti Brukselit një axhendë të plotë reformash dhe si pasojë nuk u konsiderua as në nivel të vendeve të BE-së.

BE-ja mbetet e gatshme të miratojë axhendën e reformave edhe për Bosnjë-Hercegovinën sapo ajo të përfundojë dhe t’ia bashkëngjisë paketës së miratuar për të gjithë të tjerët në rajon.

Ky hap procedural i hap rrugën Komisionit Evropian për të miratuar axhendën e reformës. Në këtë mënyrë Komisioni Evropian do të jetë i gatshëm të bëjë pagesat e para nga kjo paketë.

Në vijim, shtetet përfituese, sipas procedurave të tyre të brendshme, duhet të nënshkruajnë fondin dhe marrëveshjet e huasë, ndërsa Marrëveshjen e Huasë duhet ta ratifikojnë në parlamentet e tyre kombëtare.

Bëhet fjalë për reforma që ndër të tjera kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, demokracinë, reformat institucionale dhe parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, si dhe marrjen e hapave të nevojshëm për të siguruar që fondet të mos keqpërdoren.

Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor është paketa financiare më ambicioze e Bashkimit Evropian me vlerë gjashtë miliardë euro, e cila synon të dyfishojë rritjen ekonomike në këto vende në dhjetë vitet e ardhshme.

Plani mbulon periudhën nga 2024 deri në 2027. Nga shuma totale, dy miliardë euro do të sigurohen me grante, gjegjësisht mjete që nuk kërkohet të kthehen, dhe katër miliardë euro të tjera në formë kredie me interesa të favorshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy