Sot, Zvicra përballet me Serbinë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ka dy vjet që kur këto dy skuadra nuk janë ballafaquar, e dihet që sytë janë te kapiteni shqiptar, Granit Xhaka.
Ani pse Xhaka ‘cilësohet’ si provokator nga serbët, skuadra e tij i del përkrahës, dhe se pa të nuk nisen askund.
Mendova se nuk mund të ishte e vërtetë”, thotë Taulant Xhaka për “Blick” në momentin kur Serbia dhe Zvicra ranë në të njëjtin grup në Ligën e Kombeve.
Vëllai i tij, Granit Xhaka, është kapiten i Zvicrës dhe ka udhëhequr përfaqësuesen në dy fitoret madhështore ndaj Serbisë në dy Botërorët e fundit. Graniti luan për herë të parë kundër Serbisë në Serbi.
Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës zhvillohet të shtunën në qytetin e vogël të Leskovcit.
Taulanti ishte pjesë e Shqipërisë në ndeshjen e vitit 2014 kundër Serbisë në Beograd. Ajo ndeshje u ndërpre pasi lojtarët shqiptarë u sulmuan në fushë nga një numër i madh i huliganëve serbë.
“E di shumë mirë se sa presion dhe emocione duhet të përballesh në këtë ndeshje”, thotë ai.
Menjëherë pas barazimit, Taulanti i ka sugjeruar Granitit që të mos paraqitet në ndeshjen e Serbisë.
“I kam sugjeruar Granitit që të flasë me përzgjedhësin Murat Yakin dhe ndoshta ta lëmë ndeshjen. Por të gjithë e dimë. Ai dëshiron të luajë çdo ndeshje për Zvicrën”, thotë Taulant Xhaka.
Ai tha se Graniti duhet të qëndrojë i qetë, të luajë futboll, të fitojë dhe të injorojë provokimet.
“Nuk është e lehtë të mbash veten nën kontroll për 90 minuta kur gjërat bëhen sërish emocionale. Është e lehtë të thuhet, por në fund ka të bëjë me lojën e futbollit dhe fitoren”, tha mesfushori i Baselit.