Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku i ka shtuar aktivitetet në terren për të takuar qytetarët e Kosovës për të diskutuar me ta për gjendjen e tyre. Sot ka zgjedhur të takohet me artistët e Prishtinës në lagjen e quajtur “Lagjja e Artistëve”. Në profilin e tij në facebook është shprehur i magjepsur nga mjeshtria e artistëve.
Postimi i plotë:
Një mesditë e këndshme në Prishtinë në “Lagjen e Artistëve” në Ulpianë, mes krijuesve vendor. Bisedat me ta janë gjithmonë plot jetë e kurreshtje; veprat e tyre natyrisht përplot mjeshtri; gjersa koha e kaluar vazhdimisht një mësim.
Vizitova të 14 atelietë e tyre në këtë rrugë të gjallëruar së fundmi të lagjes Ulpiana. Ju ftoj t’i vizitoni vet secilën ditë; dhe nga aty të kuptoni veçantinë e secilit prej tyre.
Fuqia e artit të krijuesve tanë shkon përtej atelieve përplot ëndrra që kanë. Sepse arti flet për identitetin tonë, historinë tonë e të ardhmen që provojmë ta bëjmë! Kur ky art shpërthen kufijtë, ai bëhet mjet i fortë i diplomacisë. 🎨🎭🙌
Me Sibelin, mbështetja e së cilës për komunitetin artistik vazhdon të jetë vërtetë inspiruese, qëndruam mes artistëve si Saba Berisha Ismajli, Arianit Lakna, Agron Mulliqi, Merita Myderrizi Maloku, Vjosa, Bujari Maliqi, Suara Ismajli, Anton Krasniqi, Luljeta Rama Muçaj, Besiana Kastrati – Cebi, Fehmi Hoxha, Refki Gollopeni e Dioneta Kabashi.
Projektet si ‘Rezidenca Artistike Ndërkombëtare Ulpiana Art’; si dhe çdo projekt tjetër si ky, i shtojnë ngjyrim vendit tonë dhe e mirëmbajnë entuziazmin dhe pozitivitetin për të cilin njihemi si shoqëri. Për këtë qëndroj unë, për këtë qëndron ekipi im!