Deputetja Bajrami, Ministrit Murati | Po gënjen, pas katër viteve pagat i keni rritur me vetëm 6.80 euro

by engel

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka shkruar në facebook për t’u kundërpërgjigjur Ministrit Murati i cili më herët po ashtu në facebook kishte shkruar se qeveria Kurti i ka rritur mesatarisht pagat për 104 euro. Deputeja Bajrami ia rikujton Ministrit Murati se qytetarët e dinë për një rritje të vetme që ka ndodhur para 2 muajve e që ishte 6.80 euro.

Në rritjen e pagës mesatare, Bajrami thotë se ndikim ka pasur edhe rritja e pagave për kabinetin qeveritar, derisa thotë se kushdo që flet në ekonomi për shifra dhe injoron inflacionin, gënjen.

Por po e përseris, Qeveria Kurti me të marrë mandatin i ka rritë pagat për Kryeministrin, ministrat, zavëndësministrat, këshilltarët politik, asistentët dhe shoferët e tyrë për hiç më pak se 50%, kjo natyrisht se ka pasë ndikim në të dhënat e ASK-së”, ka shkruar Bajrami.

Tutje, ka thënë se edhe sipas statistikave të Agjencisë së Statisikave të Kosovës, norma e inflacionit gjatë kësaj përiudhe e tejkalon rritjen e pagës bruto sipas ASK-së.

“ dmth. se gjatë qeverisjes Kurti ka rënë fuqia blerëse e qytetarëve të vendit dhe këtë ata e përjetojnë çdo ditë. Por po e përseris, Qeveria Kurti me të marrë mandatin i ka rritë pagat për Kryeministrin, ministrat, zavëndësministrat, këshilltarët politik, asistentët dhe shoferët e tyrë për hiç më pak se 50%, kjo natyrisht se ka pasë ndikim në të dhënat e ASK-së”, ka shkruar Bajrami.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy