Nagavci tregon se si do të bëhet identifikimi i shkathtësive tek nxënësit e Kosovës

by informim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se kanë përgatitur Udhëzimin Administrativ (UA) për këshilltarët për karrierë në Institucionet e arsimit profesional dhe se ky dokument do të jetë i hapur në Platformën e diskutimeve publike deri më 16 qershor, për të cilin palët e interesuar mund të dërgojnë komente.

Sipas Nagavcit këshilltarët për karrierë kanë rëndësi të madhe për sistemin arsimor.

banner

“Ata do të kontribuojnë për t’i mësuar nxënësit për të ndërtuar vetëbesimin dhe për t’i fuqizuar ata, për të identifikuar shkathtësitë e tyre, lehtësuar punësimin dhe për t’i pajisur me shkathtësi që të lundrojnë suksesshëm në botën e punës”, ka shkruar Nagavci në Facebook, ku ka njoftuar edhe se e kanë publikuar në Platformën e diskutimeve publike këtë Udhëzim.

“Ky UA e rregullon pozitën, funksionin, rolin, mënyrën e financimit, monitorimin dhe vlerësimin e këshilltarëve për karrierë në institucionet e arsimit parauniversitar (SHMU, gjimnaze dhe AAP). Këshilltarët për karrierë janë pjesë e skemave organizative të shkollave të mesme të ulëta dhe shkollave të mesme të larta në kuadër të Këshillit Profesional sipas UA për menaxhimin e brendshëm të shkollave”, ka shkruar Nagavci.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy