Një plagosje ka ndodhur të dielen rreth orës 19:40, në fshatin Isniq të Deçanit.
Ngjarja ka ndodhur pas një fjalosje, ku policia e ka arritur njërin prej të dyshuarve derisa një tjetër ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Me këtë rast, sipas policisë i plagosuri u dërgua për trajtim mjekësor në spitalin rajonal.
Në vendin e ngjarjes nga hetuesit ёshtё gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë dhe një gëzhojë.
“Hetuesit nё koordimin me Prokurorin e shtetit, kanё bёrё kontroll/bastisjen e shtёpisё dhe objekteve pёrcjellёse te pёrsonit tё dyshuar, aty i njëjti ёshtё arrestuar. Pas intervistimit nga Hetuesit i dyshuari (i mitur) me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 24-orё, ndёrsa i dyshuari tjetёr ёshtё lёshuar ne procedurё te rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë ,