Incident para ndeshjes Gjeorgji-Shqipëri: Tifozët shqiptarë sulmohen nga vendasit

by Merita

Një incident i pakëndshëm është raportuar para ndeshjes Gjeorgji-Shqipëri, ku tifozët shqiptarë që kanë udhëtuar në Gjeorgji për të mbështetur kombëtaren e tyre janë sulmuar nga tifozeria vendase.

Sipas burimeve nga Voxnews.al, disa tifozë të Gjeorgjisë kanë goditur një tifoz shqiptar, duke krijuar tension përpara takimit. Grupi i tifozëve “Tifozat Kuq e Zi” kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë për t’i shoqëruar drejt stadiumit për të shmangur incidente të mëtejshme.

Ndeshja mes Gjeorgjisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, pritet të fillojë në orën 18:00, dhe në stadium do të jenë rreth 500 tifozë shqiptarë.

Kombëtarja shqiptare po përballet me presion të lartë për të shmangur një humbje të tretë radhazi, e cila do të kishte pasoja negative për qëndrimin e saj në Ligën B.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy