Finalizimi i programit, Basha me strukturat drejtuese të Demokratëve Euroatlantik

by Nexhat

ryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka zhvilluar një mbledhje me strukturat drejtuese të kësaj force politike për daljen në terren me kandidatët për deputetë dhe shpalosjen e programit.

Basha tha se, shqiptarët dhe Shqipëria lëngojnë, hallet dhe problemet e tyre vetëm shtohen dhe se shumica prej tyre qartësisht prej kohësh janë në kërkim të një alternative politike larg teatrit politik që i ofron Tirana.Për këtë ai u kërkoi drejtuesve të Demokratëve Euroatlantikë që të zbresin në terren me njerëzit për t’i dhënë formë finale ofertës programore të shpalosur më 1 qershor.“Realiteti politik në të cilin ndodhemi, dikton kalimin në një fazë të avancuar dhe intensive të aksionit politik. Dhe aksioni politik, siç na e tregojnë shumë mirë ngjarjet e javës së kaluar, nuk mund të jetë për fatin e një individi apo qoftë edhe për çështje që i takojnë një grupi të ngushtë”, tha Basha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy