Kombëtarja e Kosovës sonte përballet me Qipron, synimi pikë të plota

by engel

Kombëtarja e Kosovës sonte do të jetë në kërkim të fitores së tretë në Ligën e Kombeve. Me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të përballet me Qipron. Synimi i “Dardanëve do të jetë marrja e pikëve të plota nga kjo sfidë, kështu për t’u mbajtur në lojë për kualifikimet e Botërorit 2026.

Ndeshjen e kaluar, skuadra e Franco Fodas, e mbylli me suksese duke arritur fitore si mysafire e Lituanisë, me rezultat 1:2 me golat e Edon Zhegrovës dhe Ermal Krasniqit. Derisa në një konferencë të mbajtur për media para ndeshjes së sontme, Zhegrova shfaqi optimizëm për fitore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy