“Telepatia do të bëhet e vërtetë” në 2025-ën, parashikimi i frikshëm i Nostradamus dhe Baba Vangës

by Merita

Nëse këta parashikues dikur të famshëm do të kenë të drejtë në atë që ndodh vitin që vjen, njerëzit do të duhet të përgatiten për surpriza, që sipas këndvështrimit mund të konsiderohen si të mira dhe të këqija.

Janë në fakt një numër vizionarësh të së shkuarës që mbahen mend për aftësinë e tyre për të parashikuar ngjarje të së ardhmes.

banner

Mes tyre është bullgarja e verbër Baba Vanga, e cila megjithëse vdiq në 1996, besohet se ka parashikuar disa ngjarje botërore si sulmet e 11 Shtatorit, vdekja e princeshës Diana, apo zgjedhja e Barack Obama si president i SHBA.

Ndërsa astrologu francez Nostradamus, i cili jetoi në shekullin e 16-besohet se ka parashikuar ngritjen e Adolf Hitler në pushtet, zjarrin e madh të Londrës dhe shpërthimet shfarosëse në Hiroshima e Nagasaki, shkruan rrjeti britanik Unilad.

Ata raportohet se kanë dhënë parashikime dhe për vitin 2025, për të cilin Nostradamus ka pasur vizione të “një perandorie nënujore që i bashkohet civilizimit dhe të një kulti të errët që merr pushtetin botëror”.

Ndërsa Baba Vanga besohet se ka thënë se “telepatia do të bëhet diçka reale”, duke nisur nga muajt në vijim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy