Almeda Abazi kthehet në Tiranë me një mision, kërkon ndihmën e ndjekësve

by Merita

Modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se do të qëndrojë për disa muaj në Tiranë.

Ajo është shprehur se shkak është një projekt dhe si pasojë do i duhet të shpërngulet në Shqipëri, pasi ajo jeton në Turqi. Si pasojë edhe dy fëmijët e saj do jenë me të.

Për këto të fundit, Almeda kërkon ndihmë nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Abazi kërkon një mësuese të gjuhës shqipe për fëmijët, pasi dëshiron që ata të flasin shqip.

“Përshëndetje, për shkak të një projekti do ndodhem në Tiranë për disa muaj dhe duke përfituar nga rasti po kërkoj një mësuese për gjuhën shqipe për fëmijët e mi, sepse dua shumë që të mësojnë shqipen. Do isha shumë mirënjohëse nëse më ndihmoni”, ka shkruar Almeda në postimin në “Instastory”.

Kujtojmë që Almeda Abazi është e martuar me aktorin e famshëm turk, Tolgahan Sayışman, me të cilin ka dy fëmijë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy