Mbyllet aksioni opozitar, Noka: Vetëm juntat fusin polici në Kuvend! Janë në panik nga mosbindja civile e opozitës

by Nexhat

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, në fjalën e tij për mediat u shpreh se ajo që ndodhi në Kuvend sot bëhet vetëm nga juntat

Noka shtoi se kjo mazhorancë është e frikësuar nga mosbindja civile, ndërsa vijoi me gjuhën e ashpër ndaj ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha dhe kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali

“Sot regjimi arriti kulmin duke kërcënuar nën tytën e armës deputetët. Vetëm juntat e diktaturat fusin në Kuvend polici dhe forca të armatosura. Institucionet mbrohen nga garda, por kur stërnipi i Enver Hoxhës kërcënon opozitën nga foltorja, narko-banditët me uniformë policie janë gati të bëjnë gjithçka. Janë në panik nga mosbindja civile e opozitës”, u shpreh ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy