Komanda Rajonale Perëndimore në Pejë zhvillon stërvitje për evakuimin e të plagosurve

by Merita

Në kampin “Villaggio Italia” në Pejë, Komanda Rajonale Perëndim e misionit të KFOR të udhëhequr nga NATO, ka zhvilluar një stërvitje për evakuimin e të plagosurve.

Në njoftimin e KFOR thuhet se ky ushtrim lejoi testimin e kohës së ndërhyrjes dhe koordinimin e nevojshëm midis aseteve të ndryshme të përdorura në terren.

“Trajnimi është pjesë e kuadrit më të gjerë të aktiviteteve përgatitore për ruajtjen e aftësive operacionale të kontingjenteve të angazhuara në operacione. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy