Antonela Berisha në Gjykatën e Tiranës për dhunën ndaj Klea Prengës

by jonzefaj

Ditën e sotme, në Gjykatën e Tiranës do të zhvillohet seanca ndaj motrave Antonela dhe Mariela Berisha për dhunimin e Klea Prengës.

Informim, ju sjell me video momentin kur Antonela Berisha ndodhet në hollin e Gjykatës së Tiranës duke pritur nisjen e seancës ndaj saj dhe të motrës Marielës që ndodhet në arrest në burg.

Kujtojmë se dy motrat Mariela dhe Antonela Berisha u dorëzuan në polici pasditen e djeshme.

Dhuna ndaj Klea Prengës ndodhi në fund të muajit gusht në një restorant te “Kodra e Diellit”. Dy motrat u afruan te tavolina ku ndodhej 24-vjeçarja dhe njëra prej tyre i gjuajti me gotë qelqi në fytyrë. Menjëherë ndërhyri stafi dhe klientë të tjerë të restorantit duke i ndarë.

Pas sherrit dy motrat u larguan të qeta dhe për t’u arratisur kanë përdorur dy automjete.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy