Momentet e fundit të Sinwar, Hezbollahu dhe Irani premtojnë hakmarrje

by Merita

Eliminimi i liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, nga ushtria izraelite pritet të sjellë një përshkallëzim të rrezikshëm përballë grupit militant të Hezbollahut në Libanin jugor.

Hezbollah tha se po kalonte në një fazë të re dhe përshkallëzuese në luftën e tij kundër Izraelit, ndërsa Irani tha se “fryma e rezistencës do të forcohet” akoma dhe më shumë pas vrasjes së Sinwar. Sinwar, arkitiketi i sulmit të 7 tetorit 2023, që shkaktoi luftën në Gaza, u vra gjatë një operacioni nga ushtarët izraelitë në enklavën palestineze të mërkurën.

banner

Udhëheqësit perëndimorë thanë se vdekja e tij ofroi një mundësi për përfundimin e konfliktit, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se lufta do të vazhdojë derisa të kthehen pengjet e kapura nga militantët e Hamasit.

Për Presidentin e SHBA Joe Biden, vrasja e Sinwar, është një lajm i mirë për botën.

“Është një ditë e mirë për botën. I telefonova Benjamin Netanyahut për ta uruar për vrasjen e Sinwar. Ai kishte shumë gjak në duart e tij. Gjaku amerikan, gjaku izraelit dhe të tjerë. Dhe i thashë se ishim shumë të kënaqur me veprimet e tij, dhe për më tepër, tani është koha për të vazhduar. Vazhdoni drejt një armëpushimi në Gaza dhe sigurohuni që po ecim në një drejtim, ne do të jemi në një pozicion për t’i bërë gjërat më mirë për të gjithë botën. Është koha që kjo luftë të përfundojë dhe të sjellë pengjet në shtëpi”, tha presidenti Biden.

Sinwar, i cili u emërua si lideri i përgjithshëm i Hamasit pas vrasjes së shefit politik Ismail Haniyeh në Teheran në korrik, besohet se ishte fshehur në kufirin e tuneleve që Hamasi ka ndërtuar nën Gaza gjatë dy dekadave të fundit. Ai u vra gjatë një beteje me armë në Gazën jugore të mërkurën nga trupat izraelite që fillimisht nuk ishin në dijeni se kishin kapur armikun numër një të vendit të tyre, thanë zyrtarët izraelitë. Ushtria publikoi një video me dron të asaj që tha se ishte Sinwar, i ulur në një kolltuk dhe i mbuluar me pluhur brenda një ndërtese të shkatërruar. Vetë Hamasi nuk ka bërë asnjë koment, por burimet brenda grupit kanë thënë se indikacionet që ata kanë parë sugjerojnë se Sinwar ishte vrarë me të vërtetë nga trupat izraelite.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy