Dhuna në familje, prokuroria e Pejës dhe OSBE-ja organizojnë punëtori

by Merita

Prokuroria Themelore në Pejë, me mbështetjen e OSBE-së, do të organizojë një punëtori lidhur me “Rastet e dhunës në familje dhe trajtimin e personave të paraburgosur me nevoja të shëndetit mendor”.

Në ketë tryezë do jenë të pranishëm mbi 35 persona, përfshirë zyrtarë të institucioneve vendore, ndërkombëtar edhe anëtarë të shoqërisë civile.

banner

Tryeza do të mbahet prej orës 10:00-13:00 në hotelin “Dukagjini” në Pejë, bëhet e ditur në njoftim.

“Pjesë e panelit diskutues do jenë:

Agim Kurmehaj – Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë

Laura Pula – Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë

Mark Lasser – Shef i Sektorit për Drejtësi dhe Ligj, OSBE

Nushe Kuka Mekaj – Gjykata Themelore në Pejë

Shaban Shala – Kolonel, Drejtoria Regjionale e Policisë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy