Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë dritën jeshile regjistrimit dhe listës së votuesve të diasporës për parlamentaret e vitit 2025.
Sipas rregullores së miratuar, çdo shtetas shqiptar që jeton jashtë vendit duhet të regjistrohet në Platformën Elektronike të Regjistrimit të paktën 68 ditë përpara datës së votimeve. Zgjedhësit i jepet mundësia ta shkarkojë pa pagesë dhe të krijojë një llogari personale në këtë platformë.
“Zgjedhësi që jeton jashtë Shqipërisë që dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës duhet të regjistrohet në listën e zgjedhjeve jashtë vendit. Zgjedhësi aplikon individualisht për t’u bërë pjesë e listës”, tha KQZ
Ndërkaq KQZ, 63 ditë përpara datës së zgjedhjeve, publikon listën paraprake me qëllim që zgjedhësit brenda 48 orësh të kenë mundësi të kërkojnë regjistrimin apo rregullimin e pasaktësive të mundshme dhe tri ditë më vonë, miraton dhe publikon në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve listën përfundimtare të zgjedhësve nga diaspora