Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Gjakovë, nën dyshimin për dhunë në familje. Të arrestuarit janë bashkëshorti i viktimës dhe vjehrritë.
Viktima pas tretmanit mjekësor, është kthyer tek familja e prindërve të saj. Bashkëshorti dhe vjehrri janë dërguar në mbajtje, derisa vjehrra është liruar në procedurë të rregullt.
“Gjakovë 18.10.2024-19:00. Është iniciuar rasti në të cilën janë përfshirë viktima femër kosovare dhe tre të dyshuar (burri dhe vjehrritë). Tre të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa viktima pasi ka pranuar tretman mjekësor është kthyer tek familja e prindërve saj. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit-bashkëshorti dhe vjehrri janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara-vjehrra e viktimës është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.