Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar në Ranillukë për fotografime dhe incizime të paautorizuara.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, i dyshuari bashkë me një vajzë të mitur kanë shpërndarë në rrjete sociale foto të një personi tjetër.
I dyshuari është dërguar në mbajtje ndersa e mitura është liruar në procedurë të rregullt.
“Me 18.10.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me të dyshuarën femër kosovare e mitur, nga një profil në facebook kanë shpërndarë disa foto të viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raport.