Zbulohet një skandal i madh në Formula 1 | Pikërisht në prag të garës së madhe në SHBA!

by engel

Gara e shpejtësisë me makina, Formula 1 është përfshirë në një skandal, pasi një prej Skuderive ka tentuar një manovër ndryshimi në “T-Tray” e saj për rritje të performancës, pa marrë miratim.

Gjithçka ndodh në prag të Çmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raundi i 19-të i Kampionatit Botëror 2024. Ky skandal vjen pas dyshimeve të FIA-s për krahët fleksibël, në lidhje me mini-DRS e përdorur nga McLaren në Spa, Monza dhe Baku.

banner

Përpara garës në Austin, një tjetër rast i ri hedh hije dyshimi në kampionatin më prestigjioz të Formula 1 në botë, i cili këtë vit, pasi i dha fund dominimit të Red Bull dhe Max Verstappen, është më i ekuilibruar se kurrë me katër ekipe, që garojnë për fitore dhe podiume.

Sipas asaj që zbuloi Autosport, kanë lindur dyshime për një ekip të Formula 1 që përdor një truk të paligjshëm gjatë fundjavave të garave. Konkretisht, kjo skuadër akuzohet për ndryshimin e lartësisë nga toka të “T-Tray”, nëpërmjet një sistemi që nuk e lejon rregullorja.

Ky modifikim areodinamik, shkel dy nene të rregullors teknike aktualisht në fuqi në Formula 1 (neni 40.2 dhe neni 40.9). Ai i lejonte çdo mekaniku të ndryshonte me lehtësi lartësinë nga toka të makinës midis periudhës së kualifikueseve dhe garës.

Me fjalë të thjeshta ndryshimi i strukturës aerodinamike të kabinës së pilotit e lejon “njëvendëshen” të performojë më mirë në kualifikuese.

Megjithatë FIA nuk ka ndërhyrë ende për të zgjidhur këtë çështje, sepse kërkon prova më të qarta. Emri i skuderisë që tentoi një manovër të tillë nuk bëhet me dije.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy