“Rreth 80% e popullsisë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme deri në kufirin e varfërisë”, Meta: Kjo është “fytyra” sociale e “Rilindjes”

by Nexhat

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se rreth 80 për qind e popullsisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme deri në kufirin e varfërisë

Duke iu referuar shifrave të personave me ndihmë ekonomike, pensionistë apo invalidë dhe të papunë, Meta shkruan se përjashtimi social dhe intimidimi në shkallë të gjerë janë rrugët që “Rilindja” ka zgjedhur për të sunduar

banner

“Rreth 80 për qind e popullsisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme deri në kufirin e varfërisë.
Kjo është “fytyra” sociale e “Rilindjes” dhe kupolës së saj të papërgjegjshme.
Përjashtimi social dhe intimidimi në shkallë të gjerë janë rrugët që “Rilindja” ka zgjedhur për të sunduar në mënyrë antidemokratike dhe çnjerëzore.
E gjithë rritja ekonomike e vendit përfitohet nga një pakicë e lidhur me Qeverinë dhe nga vetë ajo.”, shkruan Meta.

Meta Fb

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy