25
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka mbajtur një takim me Kongresistin, Rithchie Torres.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se e kanë mbajtur një takim përmbajtësor me të për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.
Tutje, Osmani shprehet mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur për Kosovën dhe për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo falenderon mërgatën për organizimin dhe që sipas saj vazhdon të luajë rol kyç në kultivimin dhe fuqizimin e vazhdueshëm të kësaj aleance.