Para zyrtarëve të KiE-së, Kurti përmend vendimin për Manastirin e Deçanit

by Nexhat

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti mëngjesin e së martës ka folur për një zbulim tejet të rëndësishëm, duke krijuar metaforë e duke e lidhur atë me zhvillimet aktuale.

Fjalimin e tij në ceremoninë e projektit “Nxitja e kohezionit shoqëror duke përforcuar të drejtat e pakicave dhe gjuhët e pakicave”, organizuar nga Këshilli i Evropës ai e filloi me Thomas Edisonin.

banner

Edisioni shpikës amerikan, shkencëtar dhe biznesmen i cili ka zhvilluar shumë pajisje që ndikuan në jetë në të gjithë botën, përfshirë edhe llampën elektrike, ishin pjesa kryesore e fjalimit të Kurtit në këtë event, madje tha se është interesuar të di më shumë për shkencëtarin.

Duke renditur arritjet e Qeverisë në zbatimin e rekomandimeve të Këshillit të Evropës, ai para zyrtarëve të lartë të këtij institucioni që ishin  të pranishëm përmendin edhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtuese për Manastirin e Deçanit

Fjalimin e tij, kryeqeveritari e mbylli me një thënie “Kur e ndez një qiri në dhomë ambienti duke romantik, por disa janë të dukshëm e disa më të padukshëm, kur kyçet poqi elektrik që të gjithë bëhen të dukshëm në dhomë dhe duken bashkë, të dukshëm për njëri-tjetrin, të dukshëm bashkë”.

“Sot në mëngjes e mësova se 22 tetori është data kur ne vitin 1879 Thomas Edison e testoi me sukses llapmën e parë praktike elektrike. Pra sot është një ditë e përshtatshme për të nisur çdo projekt i cili synon të ketë efekt të gjëra pozitive siç është ky sot i cili e nxit kohezionin shoqëror duke përforcuar të drejtat e pakicave dhe gjuhët e pakicave. Kam lexuar pak për Edisonin dhe mendoj se është një metaforë veçanërisht e mirë për atë që po e nisin tani. Projekti i cili po na bashkon sot duke përforcuar të drejtat në gjuhët e pakicave duke u përshtat me mjedisin që e kemi krijuar dhe do ta ketë ndikim për shkak të sistemeve për të cilët kemi punuar e përmirësuar gjatë kohës sa jemi në qeverisje”.

“Ne kemi qenë në gjendje të demonstrojmë përparim domethënës që nga opinioni i pestë i Këshillit të Evropës, p.sh me verifikimin e diplomave nga Universiteti i Mitrovicë së veriut, dhe nga shkollat e mesme që marrin diploma në gjuhën serbe. Jemi angazhuar që regjistrimi të jetë sa më gjithëpërfshirës, duke punësuar pjesëtarë të komuniteteve për regjistrimin e tyre”.

“Me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtuese për Manastirin e Deçanit. Me krijimin e një grupi dinamik për raportimin e martesave të hershme. Më tej me rritjen e mbështetjes sonë për qendrat mësimore, me çerek milion euro për ata që janë të margjianlizuar. Me përmirësimin tonë të teksteve shkollore”.

“Mirëpresim energjinë e re, frymëzimin, na pret shumë punë përpara, ne duhet të përputhim me thënien e Edisonit se na duhet 1% frymëzim me 99% punë. Ne bashkohemi me ju për të kombinuar përpjekjet tona për qëllim të përbashkët. Kur e ndez një qiri në dhomë ambienti duke romantik, por disa janë të dukshëm e disa më të padukshëm, kur kyçet poqi elektrik që të gjithë bëhen të dukshëm në dhomë dhe duken bashkë, të dukshëm për njëri-tjetrin, të dukshëm bashkë”.

Jeroen Schokkenbroek, drejtori i të Drejtave të Barabarta dhe Dinjitetit nga Këshilli i Evropës, përmes një video-mesazhi, foli për rëndësinë e fuqizimit të komuniteteve dhe diversitetit social. 

“Të drejtat e njeriut janë në zemër të misionit të Këshillit të Evropës. Ato janë universale dhe nuk i takojnë vetëm një grupi, por të gjithëve. Janë pjesë e natyrës sonë si qenie njerëzore”

Ndërsa Mary Ann Hennessey, shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, tha se projekti është një koncept i fuqishëm për fuqizimin e pakicave.

“Ky projekt mundëson fuqizimin e kapaciteteve të pakicave. Mbrojta e pakicave duhet të jete në kuadër te procedurave të punës dhe të krijohet një ambient më i sigurt për pakicat”. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy