Kryemadhi: Dëshirën për të luftuar korrupsionin e pagova me shkatërrimin e familjes, nuk do ta takojë Metën në burg

by Nexhat

Deputetja Monika Kryemadhi, në lidhje me problemet familjare me ish-bashkëshortin Ilir Meta, u shpreh se dëshira për të luftuar korrupsionin dhe denoncimet për inceneratorët i pagoi me shkatërrimin e familjes.

Monika doli në një konferencë për shtyp pas arrestimin të Ilir Metës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Me të njëjtat akuza, Kryemadhi ka marrë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

“Problemet familjare tonat janë probleme të dy njerëzve që duheshin dhe ecën përdore për 33 vite. Por, dëshira për të luftuar korrupsionin u pagua nga ana ime me faturën shumë të madhe të shkatërrimit të familjes sime”, tha deputetja e Partisë së Lirisë.

Ajo deklaroi se nuk do ta takojë në burg ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta.

“Masa e arrestit për Ilir Metën tenton për të zhvilluar më tej konfliktin tonë familjar. Për gjërat që ata dyshojnë te unë, duan t’ia vendosin Ilir Metës. Nuk do e vizitoj në qeli Ilir Metën. Edhe nëse do të doja unë, nuk pranon ai”, deklaroi Kryemadhi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy