E bija feston 4-vjetorin, Elia Zaharia i dedikon fjalët e ndjera/ Princ Leka mungon në ditëlindje?

by Merita

Sot është ditelindja e vajzës së Princ Lekës dhe Elia Zaharias.

Geraldina feston 4-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë speciale, Elia ka ndarë disa foto me prindërit e saj dhe vëllain teksa 
festojnë për të voglën e tyre.

“Sot dielli i jetës sime feston ditëlindjen e katërt. Ky diell dashurie ngroh zemrat tona duke i dhënë jetës ngjyrat më të ëmbla! Unë si mam i jam falenderuese Zotit çdo ditë për këtë bekim që me një buzëqeshje ma përkëdhel shpirtin sapo hap sytë në mëngjes…

Zoti të dhëntë shëndet e ta zbukuroftë jetën me dashuri, me mirësi, e qofsh kurdoherë një zemër e bardhë dhe e gëzuar! Uroj që e qeshura jote e çiltër të burojë kurdoherë për të ndriçuar këdo që të ka pranë! Sa e mrekullueshme është jeta me ty Geraldine! “, është urimi i aktores për të bijën.

Nga ana tjetër, Princ Leka as nuk ka ndarë asnjë postim me të bijën dhe me sa duket mungon në ditëlindjen e saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy