Edhe për dy muaj u vazhdohet paraburgimi tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

by Nexhat

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për nga dy muaj paraburgimin tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.

Këtë e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla do të jenë në paraburgim deri më 24 dhjetor.

“Ju njoftojmë se me datë 24.10.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale ndaj të pandehurve N.M, G.P dhe K.K. Të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej (2) muaj për secilin, e cila masë do ju zgjasë deri me datë 24.12.2024”, tha ajo.

Murseli dyshohet se porositi vrasjen e Liridona Ademajt, duke i premtuar 30 mijë euro Plavës për ta kryer krimin e rëndë. Ndërsa, i arrestuari tjetër për këtë rast, Kushtrim Kokalla, dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale vrasja e rëndë.

Krimi i rëndë u krye para dy fëmijëve të saj, mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të kaluar, në fshatin Bërrnicë të Prishtinës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy