Ministri Sveçla në Bullgari, takohet me homologun Atanas Ilkov

by engel

Nëpërmjet postimit në facebook bëhet e ditur se Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla po qendron në vizitë në Bullgari i cili është pritur nga homologu Bullgar Atanas Ilkov. Sipas njoftimit të Ministri Sveçla në këtë takim është biseduar për gjendjen e përgjithshmë të sigurisë dhe problemet globale.

Ministri Sveçla ka njoftuar se në këtë takim janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në mënyrë që të kontribuohet në rritjen e sigurisë në rajon.

Postimi i plotë:
Isha i nderuar të takoj Ministrin e Brendshëm të Bullgarisë Atanas Ilkov sot në Sofie, ku biseduam për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe sfidat globale që na bashkojnë për t’i zgjidhur.
U pajtuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushat që mbulojmë, në mënyrë që të arrihen me sukses qëllimet e përbashkëta për një rajon të qetë e të sigurt. Falënderova Ministrin Ilkov për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Bullgarisë për shtetformin në të kaluarën dhe proceset integruese të vendit tonë tani.
Gjithashtu, në takimin e Forumit të Salzburgut, në fjalën time në sesionin për migracion, ndër të tjera theksova rezultatet e Republikës në këtë fushë dhe përkushtimin tonë për të luftuar çdo ilegalitet që minon paqen dhe stabilitetin kudo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy