AGK shpreh shqetësimin për hetimet ndaj gazetarëve

by Merita

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, sot i ka dërguar një letër Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, duke kërkuar sqarime lidhur me hetimet ndaj gazetarëve Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehmetaj.

Me anë të një komunikate, AGK-ja është shprehur thellësisht e shqetësuar për këtë situatë dhe ka kërkuar që të sigurohet se këto hetime nuk janë të motivuara politikisht, si dhe që liria e shprehjes dhe e medias të respektohen në tërësi.

“Gjithashtu, AGK ka kërkuar një takim me Kryeprokurorin për të diskutuar rastin dhe për të mbrojtur të drejtat e gazetarëve. AGK do të vazhdojë të monitorojë nga afër këtë zhvillim, ndërsa fton të gjitha palët e përfshira të mos i shkelin parimet demokratike dhe që në asnjë formë të mos cënohet liria e shprehjes, e gazetarëve, e mediave dhe e drejta për informim”, thuhet në komunikatën e AGK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetime penale ndaj dy gazetarëve Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehmetaj, ka konfirmuar dje Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy